AlbanianEnglish (United Kingdom)
 
 
 
 
 
 

Përgjegjësia Sociale

pergjegjesia-sociale2Kompania jonë është e bindur se zhvillimi i qëndrueshëm, afatgjatë, i çdo kompanie është rezultat i politikave të guximshme, të cilat marrin në konsideratë gjithmonë përgjegjësinë sociale të kompanisë. Një objektiv primar i Everest është realizimi i operacioneve të tyre, në mënyrë që të mbrohet maksimalisht shëndeti i punonjësve dhe mjedisi. Për të realizuar një gjë të tillë, kompania jonë kanë marrë hapa konkretë, duke trajnuar të gjithë punonjësit e saj, që punojnë në kushte të vështira, mbi çështjet e sigurimit teknik. Zbatimi i rregullave të sigurimit gjatë punës është një nga elementët, në të cilët ne jemi më të rreptë se çdokush tjetër. Gjithashtu, gjatë të gjithë veprimtarisë së saj, kompania jonë i trajton çështjet e mjedisit me një kujdes të veçantë dhe me një ndjeshmëri që shkon përtej plotësimit të kërkesave ligjore.